Fillon organizimin në 11 shtete për “Ditët e kulturës shqiptare” në diasporë
11 tetor 2019
| 14:19
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) ka filluar organizimin për “Ditët e kulturës shqiptare” në diasporë.
Ky është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të MDIS-it, ku përmes programeve dhe organizimeve kulturore artistike e letrare, promovohet dhe kultivohet gjuha dhe tradita shqiptare në botë.
“Ditët e kulturës shqiptare“ në diasporë kanë nisur me një manifestim kulturor të mbajtur në Kroaci, saktësisht në Prefekturën e Pozhegës dhe Brodit.
Ndërsa aktivitete të ngjashme do të këtë pothuajse në dy tërë muajin tetor dhe nëntor.
MDIS organizon “Ditët e kulturës shqiptare” në 11 shtete të ndryshme përfshirë këtu Slloveninë Gjermanin, Austrinë, Italinë, Suedi, Kroaci, Turqi, Zvicër, Angli, ShBA dhe Kanada.
/Epoka e re/