Fillon pastrimi i deponive ilegale në kryeqytet
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DShPMSh) e komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë identifikuar 141 deponi ilegale në këtë komunë.
“Si rrjedhojë e këtij hulumtimi, këtë javë kemi filluar largimin sistematik të këtyre deponive, gjë që do të vazhdojë përgjatë dy muajve të ardhshëm. Një numër i madh i deponive të identifikuara gjenden në prona private të cilat do duhej të largoheshin nga pronarët. Njoftojmë që, për shkak të ndikimeve të ndryshme negative që kanë këto deponi, ne do i largojmë ato nëse e njëjta nuk bëhet nga vet pronarët”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.
Komuna e Prishtinës ka falënderuar stafin nga DShPMSh-ja, Inspekcioni, GIZ, Pastrimi, Dardania dhe KMDK-ja për punën e palodhshme.
Gjithashtu komuna e Prishtinës u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm lidhur me hedhjen e mbeturinave të tyre.
/Epoka e re/