Fillon periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

29 gusht 2024 | 19:16

KQZ ka njoftuar se ka nisur periudha 120 ditore e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Saimir Q. Krasniqi nga Ratkoci i Rahovecit shpall të pavlefshme…