Fillon periudha e votimit për diasporën, përfundon më 12 nëntor

04 nëntor 2021 | 11:48

Ka filluar sot (e enjte) periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se procesi i votimit për diasporën i cili ka filluar sot do të përfundojë më 12 nëntor.Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

Fletëvotimin për kryetar komune dhe informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë,…