Fillon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës

21 korrik 2021 | 14:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudhën, ku qytetarët mund ta ndërrojnë Qendrën e votimit brenda komunës për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 17 tetor.

Ndërrimin e qendrës së votimit mund ta bëjnë nga data 20 korrik deri me 7 shtator.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote mund të marrin përgjigje në pyetjet: “Ku duhet të votoj” dhe “Si mund ta ndërroj Qendrën e Votimit?”.

“Në aplikacionin e vendosur në ueb faqen e KQZ-së, votuesit mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit duke shënuar vetëm numrin personal. Po ashtu, përmes këtij aplikacioni, votuesit mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit duke ndjekur hapat që kërkohen. Ndërrimi i Qendrës së Votimit përmes KQZ-së është i mundur vetëm brenda komunës suaj, ku ju jeni votues. Aplikacioni i KQZ-së për këtë periudhë është i vendosur në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Lista Votuese > Gjeni qendrën tuaj të vootimit, apo në linkun direkt: https://eomp.kqz-ks.org/”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Gjithashtu, ndërrimi i qendrës së votimit është i mundur edhe përmes Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në komunën tuaj, duke paraqitur kërkesën.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë me dije se…