Fillon procesi i akreditimit të programeve në UShAF
09 shkurt 2021
| 14:01
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka filluar procesi i vlerësimit për akreditim dhe riakreditim të programeve.
Në proces të akreditimit këtë vit janë gjashtë programe nga të cilat dy programe janë të reja dhe katër për riakreditim.
UShAF-i është themeluar në vitin 2015 dhe nga atëherë ka rritur numrin e programeve.
Vitin e kaluar UShAF ka përmbyllur me sukses akreditimin institucional dhe që nga muaji tetor i këtij viti pritet të ofroj njëmbëdhjetë programe mësimore atraktive të cilat janë të përshtatura me kërkesat e tregut.
Edhe këtë vit UShAF-i ka bërë përgatitjet e duhura për procesin e akreditimit për të cilat beson se do të përfundojnë me sukses.