Fillon procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë

01 mars 2022 | 16:23

Më 1 mars ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

“Të gjithë zyrtarët e lartë publikë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit nga data 1 deri më 31 mars 2022. Deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publikë”, ka njoftuar AKK-ja.

Në njoftimin e dërguar në Institucionet publike, Agjencia Kundër Korrupsion rikujton të gjitha subjektet deklaruese se mos-deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publikë, konform obligimeve ligjore, detyron Agjencinë kundër Korrupsionit që të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

“Në lidhje me deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, Agjencia kundër korrupsionit ka dërguar të gjitha informatat në institucionet publike dhe ka kërkuar që formularin e deklarimit të pasurisë ta plotësojnë me të dhënat e kërkuara në pajtim me udhëzuesin e pranuar nga AKK. Agjencinë kundër Korrupsionit pranon vetëm formularët e kompletuar”, ka njoftuar AKK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-numri një i Formula 1, Berni Ekleston, i ka surprizuar…