Fillon procesi i legalizimit të objekteve pa leje në Klinë
Pas përgatitjeve teknike të bëra nga ana e Komunës së Klinës lidhur me ofrimin e shërbimit më të mirë lidhur me procesin e legalizimit të objekteve apo shtëpive, kjo komunë edhe zyrtarisht ka filluar pranimin e aplikimeve për legalizim të shtëpive dhe objekteve tjera të ndërtuara pa leje.
Me këtë rast kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka theksuar se legalizimi i objekteve ka një rëndësi të madhe duke pasur parasysh që është një numër i konsiderueshëm i objekteve të ndërtuara pa leje, të cilëve tashmë po u jepet mundësia të fillojnë procesin e legalizimit të tyre.
Ligji i legalizimit i trajton të gjitha ndërtimet si në qytetet ashtu edhe në fshatra andaj Komuna e Klinës fton të gjithë qytetarët që të aplikojnë për legalizime të shtëpive dhe objekteve.
/Epoka e re/