Fillon procesi i rinumërimit të 1 428 vendvotimeve në QNR

13 nëntor 2019 | 18:58

Ka filluar procesi i rinumërimit pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se për këtë kanë shtuar edhe kapacitetet.

“Pasi e kemi marrë vendimin e PZAP-zë dhe pasi kemi parë me vëmendje listën e vendvotimeve që duhet të rinumërohen, mund t’ju them se janë 1 mijë e 428 vendvotime që do të rinumërohen gjatë ditëve në vazhdim. Pra, nga lista e PZAP-së 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së”, ka thënë ai.

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të punojë në dy ndërrime si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit nga 23 në 32.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës nesër në mbrëmje përballet me Çekinë në…