Fillon projekti i ujësjellësit në Qirez të Skenderajt  

09 gusht 2023 | 15:17

Komuna Skenderaj ka filluar projektin e ndërtimit të ujësjellësit në Qirez.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura,  ka njoftuar se po përmbushet një obligim i komunës me shtrirjen e gypit primar në gjatësinë e 72 kilometrave nga faza e parë për furnizim me ujë për fshatrat e asaj ane.

“Me gjithë vështirësitë që po përballemi për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Mitrovica’ dhe mungesës së projektit të Brusit, po fillojmë në Qirez projektin e ujësjellësit për këtë bashkësi lokale, si obligim i ynë karshi premtimit të dhënë, me shtrirjen e gypit primar në gjatësinë e 72 kilometrave nga faza e parë për furnizim me ujë për fshatrat e kësaj ane”, ka shkruar Nura në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç dyshohej, autoritetet e qytetit të Nju Jorkut kanë zbuluar…