Fillon projekti për formimin e klubeve të gjelbra në institucione arsimore
13 mars 2018
| 12:18
Në kuadër të projektit “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim”, ka filluar zbatimi edhe në Komunën e Drenasit nëpër shkolla.
Qëllimi i këtij projekti është që klubet t’i ngrehin kapacitetet e tyre të vetëdijshme në tri pika kryesore: menaxhimin e mbeturinave dhe riciklim, zbatimin e skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim dhe rolin e klubeve të gjelbra.
Punëtoria e parë e këtij trajnimi është mbajtur me Klubin e Gjelbër në shkollën “Arif Shala” në Drenasin III, ndërsa asistimi i kësaj punëtorie është bërë nga nxënësit e Shkollës së Mesme “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu”.