Fillon projekti për rregullimin e ndriçimit publik në Drenas
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, ka filluar zbatimin e projektit “Rregullimi i ndriçimit publik me masa efiçiente”.
Në këtë projekt parashihet të bëhet rregullimi i ndriçimit publik me masa efiçiente, me trupa ndriçues dhe llamba “Led” në rrugët e qytetit të Drenasit, përkatësisht në rrugët: “Shaban Shala” dhe “Antigona Fazliu”, duke përshirë rrugën “Sokol Elshani” në Shtrubullovë dhe atë “Ali Lladrovci”. Po në këtë projekt përfshihet edhe ndriçimi i rrugëve “Fadil Krasniqi”, “Emin Krasniqi”, “Ali Gashi”, “Paria e Drenicës”, “Rasim Sopi” dhe “Nazmi Gashi” në Komoran.
Punimet në këtë projekt janë duke u implementuar sipas planit dinamik dhe do të jenë në mbikëqyrje të menaxherit të organit mbikëqyrës. Ky projekt është bashkëfinancim në mes të Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).