Fillon publikimi i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë

28 qershor 2021 | 11:26

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë për vitin 2020.

Deklarimi vjetor i pasurisë për vitin 2020 ka filluar më 1 mars 2021 dhe ka përfunduar më 31 mars 2021, duke respektuar udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve publike të Kosovës. Deklarim i pasurisë nga ana e subjekteve deklaruese është bërë në mënyrë elektronike.

“Paralelisht me deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, gjatë këtij viti, AKK-ja ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve. Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese, për çdo shqetësim eventual, lidhur me vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK-ja, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, ose në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të lëshimeve të mundshme teknike që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë”, ka njoftuar AKK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Sheradin Berisha Në qershor të vitit 1948, pas acarimit…