Fillon punën grupi punues për draftimin e Ligjit për Tregti të Naftës

27 maj 2021 | 17:25

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës së bashku me grupin punues të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë filluar punën për ratifikimin e Ligjit për Tregti me Naftën. Këtë ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani.

Sipas Berjanit, ku ligj fillimisht ishte hartuar kundër rregullimit të tregut dhe eliminimit të konkurrencës së lirë.

Ai ka treguar se ky ligj po mbahej në sirtar të MTI-së për më shumë se 12 vite. “Ne kemi filluar me grupin punues të MTI-së, draftimin e Ligjit për Tregti me Naftën i cili ishte draftuar kundër rregullimit të tregut dhe elemimin e konkurrencës së lire dhe mbahej në sirtarët e MTI -së më shumë se 12 vite”.

“Në emër të Shoqatës së Naftareve për këtë qasje transaprante e shumë profesionale që mbron tregun dhe konsumatorin e falënderojmë veçanaeishte ministren Hajdari  dhe kabinetin e saj që filluam punën në draftimin e këtij Ligji. Ne do të japim kontributin tonë në grup punues që Ligji i ri të jetë në interes të shtetit, bizneseve dhe qytetarëve”, ka thënë Berjani.

(A.MAVRAJ/Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arben Dashevci Para këtij shkrimi urova policinë e Kosovës…