Fillon punën Grupi Punues për plotësimin-ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës

28 maj 2024 | 16:38

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka kryesuar takimin e parë të Grupit Punues për plotësimin/ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, iniciativë kjo e cila ka për qëllimin të avancoj sanksionimin penal në kuptimin e efektivitetit, gjithnjë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Në fjalën e tij, Sallahu ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm, pasi që përpara Grupit Punues, qëndron një detyrë e rëndësishme, ajo e përmirësimit të sistemit të drejtësisë, përkatësisht drejtësisë penale.

“Tutje, zëvendësministri Sallahu tregoi se iniciativa për ndryshim/plotësimin e Kodit Penal të Kosovës ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët kanë propozuar heqjen e disa dënimeve alternative, harmonizimin e neneve përkatëse të Kodit me aktet relevante ndërkombëtare, si dhe harmonizimin e neneve brenda vet Kodit, përfshirë këtu riformulimin e një pjese të tyre”.

“Zëvendësministri Sallahu tha se heqja e dënimeve alternative përfshirë ato me gjobë dhe ashpërsimi i disa dënimeve kryesore do të siguroj se drejtësia shërben si një mjedis korrektues, duke ofruar mundësi për riedukim për personat e dënuar”, ka njoftuar Ministri e Drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Flaka Zyberaj, vajza e heroit Mensur Zyberaj I dashur…