Fillon realizimi i projektit për krijimin e shtigjeve për biçikleta te Liqeni Akumulues
Në hapësirat e Liqenit Akumulues në Suhadoll të Mitrovicës para disa ditësh ka filluar së realizuar projekti i cili ka të bëjë me “Plotësimin e hapësirave publike përgjatë Lumit Ibër dhe Liqenit Artificial”, bashkëfinancim nga komuna e Mitrovicës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe UN-HABITAT-i.
Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, si dhe përfaqësues nga UN-HABITAT-i, kanë vizituar ato hapësira për të parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në ato pjesë.
Gjatë vizitës ata u shprehen të jenë të kënaqur me dinamikën e punimeve, duke potencuar se projekti për shtigjet e reja për çiklizëm në hapësirat përgjatë liqenit akumulues planifikohet të përfundoj deri më 15 gusht 2021, për të vazhduar pastaj me rigjenerimin e parkut në rrugën “Adem Voca” (përballë Xhamisë Fidanishte), dhe deri në fund të shtatorit planifikohet përfundimi i tërësishëm i këtij projekti.