Fillon realizimi i vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Shtimes
Drejtori i Arsimit, Drejtorët, Mensur Neziri, dhe ai i Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Shtimes, Labinot Beqa, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), kanë filluar të martën me realizimin e vizitave sistematike mjekësore për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme të ulëta të kësaj komune.
Qëllimi i këtyre vizitave është monitorimi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve të grupmoshave të caktuara, zbulimi i hershëm i patologjive dhe ndërmarrja e masave për korrigjimin e anomalive.
Këtë vit, vizitat sistematike do të jenë të organizuara në bashkëpunim me dy drejtoritë e Komunës së Shtimes, duke ndihmuar dhe përkrahur QKMF-në, që ka bërë të mundur që këtë vit të fillojmë me digjitalizimin e vizitave sistematike dhe futjen e të dhënave në kartelat shëndetësore elektronike.
/Epoka e re/