Fillon regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Malishevë
Në Komunën e Malishevës ka filluar të hënën regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2018/2019, i cili do të zgjatë tri ditë. Kështu është bërë me dije në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka pohuar se drejtoria është e përgatitur për këtë proces të regjistrimit.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se janë bërë përgatitjet edhe për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018.
Në këtë mbledhjen drejtorët e drejtorive kanë raportuar edhe për aktivitetet e tyre për javën e kaluar dhe për javën në vijim.
Gjithashtu u raportua edhe për vazhdimin e realizimit të projekteve nga lista e projekteve kapitale, si dhe për projektet të cilat pritet të fillojnë në ditët në vazhdim.
/Epoka e re/