
Fillon renovimi i tërësishëm i katit të parë të objektit të Administratës Komunale në Prizren
19 korrik 2024
| 12:11
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqit Totaj, ka bërë me dije se ka filluar renovimi i tërësishëm i katit të parë të Objektit të Administratës Komunale, të cilat punime po zhvillohen me intensitet të lartë për përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët komunalë.
“Ky ndryshim do të ndihmojë në organizimin më efikas të hapësirave dhe në përmirësimin e efikasitetit të punës në përgjithësi”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.