Fillon rregullimi i hapësirës për parkim të veturave tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë

10 qershor 2022 | 17:19

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, sot kanë inspektuar punimet që po bëhen në vendosjen e kubëzave të betonit përgjatë vijës rrugore tek Liqeni Akumulues.

Kjo hapësirë e cila po rregullohet do të shërbej si zonë parkimi për vetura nga ana e qytetarëve të cilët frekuentojnë për vizitë liqenin Akumulues.

Nënkryetari Tahiri tha se komuna e Mitrovicës ka një sërë projektesh që do të realizohen në vazhdimësi, e që do të ndikojnë në përmirësimin dhe kompletimin e infrastrukturës rrugore.

“Ne kemi filluar tashmë me dinamik të shtuar me realizimin e projekteve. Jemi të angazhuar në implementimin e sa më shumë projekteve që sigurojnë një mirëqenie më të mirë për qytetarët ”, ka theksuar nënkryetari Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në llogarinë e vet në…