Fillon rregullimi i oborrit dhe parkingut të Shtëpisë së Kulturës në Malishevë

23 korrik 2020 | 18:23

Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” është objekti më i rëndësishëm kulturor në Komunën e Malishevës, ku së shpejti do ta ketë të rregulluar edhe hapësirën e jashtme, përkatësisht oborrin dhe parkingun e saj, pasi të enjten kanë filluar punimet për rregullimin e oborrit.

Fillimin e punimeve e ka parë nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili është njoftuar nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, me punimet që do të kryhen në hapësirën e jashtme të shtëpisë së kulturës. Sipas drejtorit Morina, do të rregullohet hapësira e jashtme e oborrit, përfshirë edhe parkingun për vetura. Ai ka thënë se oborri do t’u përshtatet nevojave të Shtëpisë së Kulturës, ndërsa rregullimi i oborrit mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës. Përveç Shtëpisë së Kulturës, në këtë objekt është e vendosur edhe Qendra Rinore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Arbërije Gllareva,…