Fillon rregullimi i rrugës “Agim Çela” në Lladroc të Malishevës
Në fshatin Lladroc të Malishevës ka filluar rregullimi i rrugës “Agim Çela”, e cila është gjatë afër një kilometër.
Kjo rrugë pas hapjes dhe rregullimit të bazës do të asfaltohet, duke mundësuar lidhjen e dhjetëra shtëpive të një lagjeje, me rrugën kryesore por edhe të lidhjes mes vet lagjes.
Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar banorët për këtë rrugë. “Ju uroj për këtë rrugë e cila natyrisht është e rëndësishme për juve si banorë dhe besoj që është një prej investimeve më të qëlluara. Ne jemi duke punuar në realizimin e të gjitha projekteve të parapara për këtë vit, projekte të cilat lidhen direkt me mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Malishevës, pa dallim”, ka thënë Begaj.
Edhe banorët e kanë falënderuar komunën për këtë investim mjaft jetik për banorët, pasi rruga ka qenë tepër e nevojshme.
Kjo rrugë është e gjatë 980 metra dhe lidhë dy pjesët e një lagjeje në Lladroc.
Pas kësaj rruge, brenda këtij viti në Lladroc do të rregullohen edhe disa rrugë të tjera.
/Epoka e re/