Fillon rregullimi i varrezave në fshatin Kizhnarekë të Drenasit
08 qershor 2021
| 13:48
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, është duke vazhduar në realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit.
Në kuadër të projekteve për mirëmbajtje, kanë filluar punimet për realizimin e projektit për rregullimin e varrezave në fshatin Kizharekë, ku është duke u bërë rrethoja e varrezave.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka njoftuar se do të vazhdojë në realizmin e projekteve në rrethojën e varrezave edhe në lokalitete të tjera gjatë këtij viti.