Fillon rrënimi i dy objekteve prapa shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë
07 nëntor 2023
| 14:35
Ka filluar rrënimi i dy objekteve prapa shkollës “Ibrahim Rugova” aty ku është destinuar kjo hapësirë për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për personat e moshuar në Komunën e Podujevës.
Pas rrënimit të objekteve do të fillojë ndërtimi i Qendrës Rezidenciale, projekt ky i financuar mes komunës dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.