Fillon rrënimi i objekteve pa leje në Vushtrri

08 janar 2020 | 17:18

Komuna e Vushtrrisë ka lidhur marrëveshje me Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti” për rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje në këtë komunë.

Me këtë rast, Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se Drejtoria e Inspektimit do të rrënojë ndërtimet pa leje në gjithë territorin kësaj komune.

“Ju njoftojmë se Komuna e Vushtrrisë ka lidhur marrëveshje me KRM ‘Uniteti’ për rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje në Komunën e Vushtrrisë. Drejtoria për Inspektime do të veprojë bazuar në detyrat dhe përgjegjësit që ka, ku ndër të tjera hynë edhe rrënimi i ndërtimeve pa leje në gjithë territorin e komunës së Vushtrrisë. Me këtë rast edhe njëherë kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me ne, duke na informuar për ndërtime ilegale, me qëllim që të vejmë rregull në Komunën tonë. Inspeksioni komunal është duke kryer detyrat e veta gjatë gjithë kohës por neve na duhet edhe bashkëpunimi i juaj për të pasur një qytet që duam. Të gjitha pasojat eventuale gjatë rrënimit do të barten nga vetë shfrytëzuesit e objekteve të ndërtuar pa leje”, ka njoftuar Komuna e Vushtrrisë, e cila drejtohet nga Xhafer Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar me dije se Drejtoria për…