Fillon samiti i Kievit për trevjetorin e luftës, marrin pjesë udhëheqës botërorë

24 shkurt 2025 | 12:06

Disa udhëheqës botërorë arritën të hënën në Kiev për një samit me rastin e trevjetorit të fillimit të pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nisi samitin me një fjalim hapës, i përcjellë nga 15 udhëheqës botërorë. Shtete të tjera do të bëhen pjesë e samitit përmes video-lidhjes, raporton televizioni BBC.

Në mesin e udhëheqësve që kanë shkuar në Kiev janë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, si dhe udhëheqës nga Danimarka, Finlanda, Estonia, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia e Suedia.

Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt 2022, kur presidenti rus, Vladimir Putin, dha urdhër që dhjetëra mijëra trupa ruse ta sulmonin vendin fqinj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar se do t’i japë fund shpejt kësaj lufte dhe po u bën presion palëve që të arrijnë marrëveshje armëpushimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Gjimshiti ishte protagonist në fitoren 5-0 të Atalantës në…