Fillon seanca konstituive e Kuvendit
22 mars 2021
| 10:38
Deputeti Avni Dehari, cili po drejton ketë seancë të legjislaturës së tetë ka uruar deputetët e rinj për fillimin e këtij mandati si dhe ka përshëndetur ambasadorët e pranishëm të akredituar në vendin tonë.
Gjithashtu, krahas Deharit do të jetë edhe deputetja më e re e zgjedhur në këtë legjislaturë Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës.
Dehari ka kërkuar nga të gjithë deputetët që t’i mbajnë maskat për të respektuar masat anti-Covid.