Fillon seanca në Gjykatën e Apelit për katër aktivistët e Vetëvendosjes
22 shkurt 2018
| 10:31
Ka filluar seanca e kolegjit të Gjykatës së Apelit për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të dënuar nga Gjykata Themelore.
Në këtë seancë do të shqyrtohen ankesat e palëve mbrojtëse për shkallën e parë.
Në seancë janë të pranishëm katër të dënuarit, së bashku me avokatët e tyre.
Gjykata Themelore në Prishtinë i pati shpallur fajtorë deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, si dhe tre aktivistët e tjerë të kësaj partie, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti, të cilët akuzoheshin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi ishte dënuar me tetë vjet burgim, Atdhe Arifi me gjashtë vjet, Egzon Haliti me pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa Adea Batusha ishte dënuar me dy vjet burgim. (Klan Kosova)