Fillon seleksionimi dhe paketimi i mbeturinave të riciklueshme në Drenas
Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave (KRM) dhe Green Art Center (GAC) janë duke vazhduar projektin për ndarjen e mbeturinave në burim.
Pas rritjes së kapaciteteve për grumbullim të mbeturinave të riciklueshme të amvisërive është shtuar intensiteti i punës të kompanisë për transportim deri në stacionin transferim, vend në të cilin ka filluar edhe seleksionimi i letrës, plastikës dhe kanaqeve, si dhe paketimi i tyre në dengje.
Në ketë stacion, transferimi është angazhuar një ekip nga një kompani private e Drenasit, “Plastika Mix” sh.p.k., i cili këtë javë ka filluar me seleksionimin dhe paketimin e mbeturinave të riciklueshme.
Kjo do të ndikojë në uljen e sasisë se mbeturinave të përziera të cilat përfundojnë në deponi.
Lumnije Krapi, drejtoreshë e Drejtorisë për Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, u ka bërë thirrje të vazhdueshme qytetarëve që të bëjnë ndarjen mbeturinave të riciklueshme si letër, plastikë dhe alumin, më qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave, për një mjedis të shëndoshë e të pastër.
/Epoka e re/