Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

02 qershor 2022 | 13:06

Ka filluar shitja e biletave online për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Greqisë, e cila zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në orën 20:45.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se biletat mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1123

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Komisioni i bankës është 0.35 euro për gjithë porosinë. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara dhe në stadium me një biletë mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Femra më seksi, Kim Kardashian, i ka lënë të gjithë…