Fillon shitja e biletave për Superkupën në basketboll
06 dhjetor 2022
| 11:33
Ka nisur shitja e biletave për Superkupën e Kosovës. Superkupa e Kosovës në basketboll këtë edicion organizohet në Prishtinë. Për këtë kompeticion janë zbuluar edhe çmimet e biletave dhe sot do të nis shitja e tyre.
Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e KB Prishtina, biletat për ndeshjet çerekfinale do të dalin në shitje me fillim nga ora 14:00. Çmimet e biletave sillen nga 3 deri në 7 euro.