Fillon shitja e Golfit 8.5
Volkswagen ka filluar me shitjen e Golfit të rifreskuar që ka një performancë të veçantë.
Golfi i rifreskuar, i cili tashmë quhet Golf 8.5, do të arrijë në rrugët evropiane menjëherë pas debutimit të tij, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi vendosi që nisja e tij në treg do të shënohet nga një performancë e veçantë.
Quhet Limited 50, që lidhet qartë me 50-vjetorin e Golfit, pra gjysmë shekulli që nga lansimi i modelit të gjeneratës së parë.
Versioni special shpall edhe një çmim të ri fillestar, i cili në Gjermani tani fillon nga 27,180 euro, ose 28,280 euro për versionin Variant.
Versioni special bazohet në versionin Style dhe përveç pajisjeve të gjera standarde, ka edhe emblemat “50” dhe “Edition 50”, të cilat i referohen serive speciale.
Për më tepër, ka rrota të veçanta me fellne 18 inç, një shirit LED në pjesën e përparme dhe xhamat e pasmë të lyer.
Në kabinë, Golf merr detaje ekskluzive të tilla si pedalet prej çeliku inox dhe tapiceri të zezë të çatisë.
Klienti merr gjithashtu sistemin më të avancuar të informacionit argëtues Discover me një ekran 12,9 inç, i cili, ndër të tjera, përfshin integrimin Chat GPT.
Në listën e opsioneve është vetëm paketa Plus me çati panoramike dhe drita IQ Light Matrix LED.
Me versionin Edition 50, opsioni i vetëm është një motor benzine 1.5 TSI me 150 kuaj-fuqi. Gjithçka e thënë vjen me një çmim special prej 36.820 euro.
Është gjithashtu interesante që në konfigurues mund të zgjidhni versione të shumta dhe nivele të pajisjeve të Golfit. Pra, versioni bazë vjen 1.0 TSI benzine ku çmimi fillestar është, siç e përmendëm, 27.180 euro.