Fillon shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër gripit sezonal
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se të mërkurën ka filluar shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër grupit sezonal.
Kjo ministri ka treguar se qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor dhe fëmijët me indikacione shëndetësore janë kategori me prioritet për ta marrë vaksinën kundër gripit.
“Nga sot ka filluar shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër gripit sezonal.
Kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor dhe fëmijët me indikacione shëndetësore. Koha për vaksinim është tani, sepse vaksina ju mbron juve dhe njerëzit përreth nga gripi sezonal si dhe e ul ngarkesën e sistemit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19. Secila komunë do të informoj qytetarët e saj për oraret dhe qendrën e vaksinimit kundër gripit sezonal”, ka njoftuar MSh-ja.