Fillon shpërndarja e faturave të mbeturinave nga komuna e Prishtinës
01 shkurt 2018
| 10:32
Nga janari i këtij viti, komuna e Prishtinës do t’i inkasojë të hyrat për menaxhimin e mbeturinave.
Kjo komuna tashmë ka filluar shpërndarjen e faturave tek qytetarët.
Si rrjedhojë, qytetarët do ta paguajnë këtë shërbim në komunën e Prishtinës e jo më në kompani siç ka ndodhur më parë.
Së shpejti, kjo komunë ka paralajmëruar se do ta bëjë planin e ri aksional dhe logjistik për mbledhjen e mbeturinave që sipas tyre do të ndikojë në përmirësim të dukshëm të shërbimit.
Ky plan do të jetë gjithëpërfshirës me ç’rast do të zgjerohet rrjeti i operimit.