Fillon shpërndarja e kontejnerëve për mbeturina në Lipjan
Në Komunën e Lipjanit ka filluar shpërndarja e kontejnerëve për familjet që nuk posedojnë kontejner të tillë, po ashtu me dorëzimin e kontejnerit po bëhet edhe kontrata kështu për të shmang hedhjen e mbeturinave vend e pa vend.
Ky projekt është bashkëfinancim mes komunës së Lipjanit dhe Kompanisë “Pastrimi”.
I pari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pohuar se çdo familje do të ketë shportën, ku njëkohësisht do të krijohet edhe një listë të lirimit nga pagesa për familjet që janë me asistencë sociale.
Me të përfunduar shpërndarja e këtyre shportave do të fillojë masat ndëshkimore ndaj personave që hedhin mbeturina në vende të ndryshme e që dëmtojnë ambientin.
Shpërndarja e kontejnerëve ka filluar në Janjevë, Sllovi dhe do të vazhdojë edhe në fshatrat të tjera ditëve në vijim.
(Q.R / Epoka e re)