Fillon stabilizimi i Pallatit të Rinisë, paguhen pagat e punëtorëve
17 dhjetor 2018
| 12:18
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se ka filluar stabilizimi i Pallatit të Rinisë dhe punëtorët i kanë marrë pagat e tyre për dy muaj.
Ai ka treguar se kjo ndërmarrje e cila tashmë është në menaxhimin e Komunës së Prishtinës i ka mbi tre milionë euro.
“Pas përfundimit të procedurave administrative tashmë Pallati i Rinisë është në menaxhim të Komunës. Me këtë fillojmë edhe stabilizimin e ndërmarrjes e cila i ka mbi 3 milion euro borxhe. Të premten kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë pagur paga për dy muaj dhe vazhdojmë me hapat e tjerë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/