Fillon takimi i Haradinajt me liderët e partive politike, mungon LDK-ja

12 mars 2020 | 15:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, para takimit me përfaqësuesit e partive politike, ka thënë që do të diskutojnë lidhur me dialogun me Serbinë dhe qëndrimin që duhet të ketë Kosova në këtë proces dhe për taksën.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij që taksa nuk duhet të hiqet deri në njohje të Kosovës nga Serbia.

Vlen të theksohet se LDK-ja nuk i është përgjigjur ftesës së AAK-së, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është duke u përfaqësuar nga deputeti Liburn Aliu.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa mediet kanë marrë pamje në fillim të takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetimet për të gjitha…