Fillon takimi i liderëve të koalicionit qeverisës
24 gusht 2020
| 15:25
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë parë duke hyrë në ndërtesën e qeverisë ku pritet të nisë takimi mes krerëve të koalicionit qeverisës, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Në këtë takim pritet të diskutohet rreth dialogut me Serbinë dhe takimit qe pritet të mbahet ndërmjet palëve më 4 shtator ne Shtëpinë e Bardhë në Uashington.