
Fillon takimi Kurti – Borrell
22 qershor 2023
| 15:45
Në Bruksel ka filluar takimi bilateral i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, merr vesh “Radio Evropa e Lirë”.
Pas takimit me Kurtin, Borrell pritet të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Më herët, Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian, ka thënë a se “përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të kenë një seri takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”.
Takimet në Bruksel me gjasë do të jenë vetëm takime dypalëshe, mes bartësve të dialogut, Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësit evropianë të dialogut.