Fillon takimi Kurti-Mustafa
Ka filluar takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Gjatë këtij takimi, i cili po mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, pritet të nënshkruhet marrëveshja mes dy partive për bashkëqeverisje.
Lideri i LV-së, Albin Kurti, para këtij takimi, ka thënë se shpreson që marrëveshja me LDK-në për bashkëqeverisje do të arrihet shumë shpejt.
“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për formimin e qeverisë së re, në të cilën unë si kryeministër i ri do t’i kem 12 ministri. Këto bisedime do t’i zhvillojë me liderin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Deri më sot ne kemi harmonizuar programin 100 për qind. Uroj, besoj dhe shpresoj se do të merremi vesh edhe për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv të atyre 12 ministrive për të cilën jemi marrë vesh. Këto bisedime do të fillojnë sot dhe do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme”, ka thënë Kurti, raporton “Epoka e re”.