
Fillon takimi Kurti-Mustafa
11 dhjetor 2019
| 17:47
Ka nisur takimi në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Ky takim është duke u mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në të cilin do të diskutohet për mundësinë e arritjes se marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LV-së dhe LDK-së.
Marrëveshja për bashkëqeverisje është duke u kushtëzuar nga LDK-ja me postin e presidentit të Kosovës, të cilin është duke e kërkuar partia e Isa Mustafës.
/Epoka e re/