Fillon takimi në mes të komisionarit Hahn dhe kryeministrit Haradinaj
17 janar 2019
| 17:19
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, ka filluar takimin e tij me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë.
Haradinaj më herët ka bërë me dije qëndrimin e Prishtinës zyrtare se taksat ndaj Serbisë do të hiqen në momentin kur ajo të njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Pas këtij takimi, nuk do të ketë adresim për medie nga ana e Hahnit dhe Haradinajt.
Hahni pas vizitës në Prishtinë në orët e mbrëmjes do të qëndrojë për vizitë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.