Fillon takimi i përbashkët i zyrtarëve të lartë të BE-së me liderët shtetërorë
28 shkurt 2018
| 15:09
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerim, Johanes Hahn, kanë mbërritur në Prishtinë.
Ata tashmë janë në Presidencë ku po zhvillojnë një takim me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Për arritjen e tyre në Kosovë ka shkruar vet Johannes Hahn në llogarinë e vet në “Twitter”.
“Nevoja për të sjellë rajonin e tërë përpara, bazuar në meritat individuale”, ka shkruar Hahn.