Fillon testimi fizik i të rinjve që synojnë të shërbejnë në FSK

09 mars 2023 | 16:48

Të enjten ka filluar testimi i grupit të parë të rinjve që kanë aplikuar në konkursin për ushtarë aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se FSK-ja synon anëtarësimin në NATO dhe se ushtarët e Kosovës janë në nivelin e duhur.

“Sot filloi testimi fizik i grupit të parë të të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë, me ç’rast vizitova Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën ‘Adem Jashari’, për të parë nga afër procesin e testimit, si dhe u urova të gjithë kandidatëve suksese. Është vërtetë kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministria e Mbrojtës si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediet, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve. Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë. Më të mirët për t’i shërbyer aleancës më të suksese!”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Vedat Muriqi po e kalon njërin prej sezoneve më…