Fillon “Tournament Prishtina 2022”, Ademi i FFK-së bën ftesë për vëmendje
Nën patronatin e Federatës së Futbollit të Kosovës, sonte ka filluar “Tournament Prishtina 2022”, në kuadër të programit për zhvillimin e futbollit spontan (futbollit të rrugës).
Ky event, i cili po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, do të zgjasë nga sonte deri më 29 qershor, teksa po marrin pjesë 20 ekipe.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i ka ftuar të gjithë sportashësit për ta ndjekur nga afër këtë turne, i cili qysh në natën e parë ka zgjuar interesim të madh.
Ademi ka theksuar se nga ky turne mund të dalin edhe talentë, të cilët më pas do të mund të regjistrohen në klubet e futbollit dhe të futsallit.
Postimi i plotë i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi:
Në kuadër të programit tim për zhvillimin e futbollit spontan (futbollit të rrugës), sot, ka filluar “Tournament Prishtina 2022”, nën patronatin e FFK-së e në mbikqyrje të
Getart Hysenit, Bajram Murturit dhe Lulzim Berishës.
Ky event, i cili po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, do të zgjasë deri më 29 qershor, teksa po marrin pjesë 20 ekipe.
Qysh në mbrëmjen e parë ky turne ka zgjuar interesim të madh. E përveç kënaqësisë që sjellë loja e futbollit për qytetarët dhe bashkëatdhetarët tanë gjatë këtyre mbrëmjeve verore, nga ky turne mund të dalin edhe talente, të cilët më pas do të mund të regjistrohen në klubet e futbollit dhe të futsallit.
Ju ftoj ta ndiqni nga afër këtë turne!
#BashkëPërFutbollin