Fillon trajnimi i mësimdhënësve për zbatim të kurrikulës nga të gjitha nivelet
30 mars 2024
| 16:05
Mbi 100 mësimdhënës në Gjilan kanë filluar sot trajnimin për zbatim të kurrikulës nga të gjitha nivelet.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, vizituan mësimdhënësit që për 7 ditë do të jenë pjesë e trajnimit nê Shkollën “Thimi Mitko” të qytetit.
“Gjatë këtij viti pritet që rreth 500 mësimdhënës të marrin trajnime të ndryshme”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit theksoi se kjo është
një hap në rrugën e gjatë të ngritjes së cilësisë në arsim nga komuna.