Fillon trajnimi i rekrutëve të rinj të FSK-së (foto)

22 mars 2022 | 12:22

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se ka filluar trajnimi i rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Pas testeve të suksesshme, në Qendrën tonë të Stërvitjes Bazike, filloi trajnimi bazik nëntëjavor i grupit të parë të rekrutëve të rinj, të përzgjedhur nga procesi i fundit rekrutues. Pas procesit intensiv të përgatitjeve psiko-fizike, përvetësimit të vlerave dhe standardeve të nevojshme ushtarake, rregullave dhe procedurave, e të gjitha të ndërlidhura me punën ekipore dhe disiplinën ushtarake, këta djem e vajza do t’u bashkëngjiten radhëve të Ushtrisë sonë. Forca djema dhe vajza. Ne kemi besim të madh në ju!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete brenda njërës prej…