Fillon trajnimi për policë të rinj
Më 11 nëntor ka filluar trajnimi për policë të rinj në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ku mirëseardhje kadetëve të rinj iu uruan eprorët e lartë në kuadër të Divizionit të Trajnimit të Policisë së Kosovës dhe drejtori i AKSP-së.
Ky trajnim do të zgjasë nëntë muaj dhe kadetët e rinj do të trajnohen sipas praktikave më të mira evropiane për policinë demokratike.
Përmbajtja e këtij trajnimit ka të bëjë me: kryerjen e aktiviteteve të përgjithshme policore, ligjet dhe aktet nënligjore që ndërlidhen me policinë, policimi në bashkësi, rendi dhe siguria publike, armët e zjarrit, siguria në komunikacion, hetimi i veprave penale dhe kundërvajtjeve, mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror, taktikat mbrojtëse etj.
Pas përfundimit të këtij trajnimi policët e rinj do të caktohen në stacione policore për të vazhduar me trajnimin fushor (praktik).
/Epoka e re/