Fillon vendosja e kamerave të sigurisë nëpër shkollat e Prishtinës

19 dhjetor 2022 | 14:15

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se ka filluar vendosja e kamerave të sigurisë nëpër shkolla të kryeqytetit.

Musmurati tregoi se vendosja e kamerave po bëhet pasi rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen.

“Plani për siguri në shkolla ka filluar të jetësohet! Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë”, ka shkruar Musmurati në rrjetin social “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, sërish…