Fillon vendosja e numrave të adresave në objektet publike dhe private në Podujevë

16 dhjetor 2024 | 13:22

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Liridon Gashi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit për vendosjen e numrave të adresave në objektet publike dhe private në Komunën e Podujevës.

Kryetari Bulliqi e quajti këtë si një hap të rëndësishëm për standardizimin e adresave dhe tha se ky do të jetë një lehtësim jo vetëm për qytetarët, por edhe për institucionet për të pasur adresa të sakta dhe planifikim më të mirë.

Ky është projekt i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, kurse financohet nga Banka Botërore.

Me këtë projekt në vlerë prej 160,080 euro do të vendosen 32,016 numra në objekte publike e private në Komunën e Podujevës dhe si i tillë pritet të përfundojë deri më 30 janar 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është inauguruar të hënën Zyra regjionale e Agjencisë së Ushqimit…